Sigal Prishtina përforcohet me senegalezin Bamba Fall

Sigal Prishtina i është rikthyer përforcimeve. Senegalezi Bamba Fall, i gjatë 217 centimetra është ardhja e re e kampionëve të Ligës Ballkanike.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Sigal Prishtinës në Facebook.

“Pas dy muaj negociata, KB Sigal Prishtina arrin marrëveshje me senegalezin Bamba Fall (27/05/1986). Bamba Fall është 217 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e qendrës. Bamba dy vitet e fundit i kaloi në ekipin VEF Riga nga Letonia, klub ky që bënë gara në EuroCup dhe në ligën e lindjes, VTB. Po ashtu, Bamba dy vitet e fundit në kampionatin letonez është zgjedhur lojtari më i mirë mbrojtës”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës. /Gazeta Olle/

senegalezi