Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi, ia nisin nesër

Ekipi debutues nga Kosova në BIBL këtë stinor, Trepça, hapi me disfatë stinorin e ri, duke u mposhtur nga Tirana mbrëmë në “Asllan Rusi”.

Skuadrat tjera kosovare Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi, ia nisin stinorit nesër mbrëma.

Prej tyre, vetëm Peja është vendase, ndërsa Sigal Prishtina e Bashkimi janë mysafire.

Peja pret ekipin e fortë maqedonas, Feni Industries në “Karagaç” (19:30) që do të jetë edhe dueli i parë i verdhezinjëve para shikuesve të vetë këtë stinor (në Superligë Peja ia nisi si mysafir ndaj Yllit).

Sigal Prishtina udhëton në Bullgari, ku do të ndeshet ndaj Beroes (17:00), ndërsa Bashkimi në Maqedoni, ku takohet me Kozuvin (19:00).

Sonte luhet vetëm një ndeshje në BIBL, ndërmjet Kumanovës dhe Teodos.