Sigal Prishtina nuk ndalet

Sigal Prishtina duket se ka harruar shpejt triumfin në Ligën Ballkanike, pasi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të zhivlluar në palestrën ’13 Qershori’ ka arritur fitoren e dyte ndaj Golden Eagel Yllit duke e mposhtur me rezultat 88:81

Dy periudhat e para i takuan tërsisht prishtinasve të cilët ishin të pandalshëm duke shënuar pothuajse nga secila pozitë. Nga ana tjetër vendasit nuk arrinin të bënin diçka më shumë trasnmeton GazetaOlle.com. Në fund të pjesës së parë rezultati tregonte 48:33, në të mirë të Prishtinës.

Periudha e tretë ishte diç më e mirë për Yllin, të cilët arritën të shfrytëzonin gabime e mysafirëve për të ngushtuar rezultatin në 62:71.

Në periudhën e fundit prishtinasit nuk lejaun befasinë duke shënuar fitore me rezultat 88:81 për të kaluar në epërsi prej 2:0, për ndeshje.