Sigal Prishtina ngushton rezultatin në 2:1

Sigal Prishtina nuk ka lejuar që Bashkimi të festojë titullin e kampionit.

Bardhekaltërit shënuan fitore 88:77, duke zvogëluar epërsinë e Bashkimit në 2:1.

Takimi i luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, u dominua nga vendasit që ishin thuajse vazhdimisht në epërsi.

Seria finale mbyllet me skuadrën që fiton tri ndeshje.