Sigal Prishtina mund bullgarët e Beroes

Kampioni në fuqi i Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina, e ka nisur em fitore edicionin e ri të kësaj gare.

Kryeqytetasit fituan në Bullgari ndaj skuadrës vendase Beroe, me rezultat 78:73.

Bardhekaltërit e trajnerit Marjan Ilievski dominuan më së shumti në çerekun e katërt, pasi në tri periudhat e para rezultati ishte thuajse i barabartë, me epërsi të vogël të njërës apo skuadrës tjetër.

Në, Prishtina triumfoi me pesë pikë epërsi.