Sigal Prishtina me fanella kuq e zi (FOTO)

Sigal Prishtina i ka prezantuar fanellat e reja për edicionin 2016/17.

Në fanellat e kampionavë të Kosovës dhe fituesve të Ligës Ballkanike, mbizotëron edhe ngjyra kuq e zi, raporton Gazetaolle.com.

Të parat do të jenë me ngjyrë të bardhë, ato si mysafir me ngjyrë të kaltër, ndërsa befasi janë fanellat e treta.

Ato do të jenë me ngjyrë kuq e zi, ndërsa po ashtu në fanella do të jetë edhe një pjesë e qytetit të Prishtinës. /Olle