Sigal Prishtina-Kozuv mbyllet me rezultat të thellë

Sigal Prishtina e pandalshme. Bardhekaltërit e kanë fituar edhe ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës Ballkanike, duke e mposhtur ekipin nga Maqedonia, Kozuv.

Prishtinasit ishin më të mirë gjatë gjithë kohës dhe në fund fituan me rezultat të thellë, 74:56.

Para ndeshjes, Sigal Prishtina e nderoi me një mirënjohje të veçantë ish-trajnerin e skuadrës, Marjan Ilievskin, i cili shkroi historinë duke e fituar për herë të parë Ligën Ballkanike.