Sigal Prishtina festoi titullin nr.10

Mbrëmja e së premtes ishte festive në kryeqytet. Kjo pasi Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ia dorëzoi trofeun e titullit të kampionit Sigal Prishtinës, e cila kishte organizuar ceremoni festive në palestër, sepse trofeun e mori pa lojë, për shkak se finalistja Peja është diskualifikuar.

Në praninë e afro 700 “Plisave”, kryetari i FBK-së, Erolld Belegu me bashkëpunëtorë ia dorëzuan trofeun ekipit bardh e kaltër, i cili po vazhdon ta dominojë basketbollin kosovar.

prishtinasigal

Ky është titulli i dhjetë i Sigal Prishtinës në periudhën e pasluftës,  shkruan zeri.info.

foto1

Po ashtu, u prezantuan edhe nëtë trofetë e fituar këtë edicion nga të gjitha skuadrat e Sigal Prishtinës.

sigali

foto4

Titujt e fituar këtë vit nga klubet se Sigal Prishtinës

LIGA BALLKANIKE [Ekipi Senior]

KAMPIONATI I KOSOVËS [Ekipi Senior]

SUPERKUPA [Ekipi Senior]

KAMPIONATI I KOSOVËS [Ekipi i Femrave]

KUPA E KOSOVËS [Ekipi i Femrave]

KAMPIONATI I LIGËS SË PARË [Ekipi “B”]

KAMPIONATI  [Ekipi U-18]

KUPA E KOSOVËS [Ekipi U-18]

KUPA E KOSOVËS [Ekipi U-16]

KAMPIONATI [Ekipi U-12]