Sigal Prishtina e mposht Pejën, shkëlqyen këta basketbollistë

Sigal Prishtina ka vazhduar serinë e fitoreve në Superligë, duke e regjistruar të 16-tën me radhë nga po aq ndeshje. 

Bardhekaltërit kampionë aktual, nuk kanë pasur problem ndaj Pejës, duke thelluar epërsinë çerek pas çereku dhe duke shkuar sigurt, 85-111.

Pesë basketbollistë të Prishtinës kanë shënuar pikë dyshifrore, ndërsa kanë  shkëlqyer vëllezërit me përvojë, Rugova, ku Graniti ka shënuar 29 e Fisniku

double-double me 21 pikë e 12 kërcime në fitore.

Valon Bunjaku ka shtuar 11 pikë, ndërsa Alban Veseli 19 e Rinor Peci 14 të tjera.

Te Peja, më të dalluarit në humbjen e radhës, kanë qenë Beqë Kovaçi me 27 dhe Rron Grapci me 21 pikë.

Të dy kanë përfunduar ndeshjen me double-double, duke regjistruar edhe 13, përkatësisht 10 kërcime. /Borozani