Sigal Prishtina e mbyll me fitore

Sigal Prishtina e ka mbyllur fazën e rregullt të kampionatit më fitore përballë skuadrës së Trepçës duke e mposhtur me rezultat të thellë 85:49.

Në këtë ndeshje trajneri Marjan Ilevski, ka inkuadruar në parket edhe lojtarët e rinj të cilët kanë më pak minutazh në ndeshjet e tjera.

Kryeqytetasit dominuan në këtë takim nga fillimi i ndeshjes e deri në fund.

Pas kësaj fitoreje prishtinasit në fazën e ‘play-offit’ do të takohen me skuadrën e Golden Eagel Yllit, ndeshje kjo e cila zhvillohet të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.