Si u shua dashuria e madhe mes Skifterave dhe Arbnor Morinës

Eliminimi nga Kupa e Kosovës nuk i ka bërë mirë Gjilani, pasi përveç kësaj, ka filluar një luftë në distancë ku tifozët nuk e duan trajnerin Arbnor Morina.

Sipas tyre ishte pikërisht Morina ai që e dërgoi skuadrën që ndeshjen ta luajë në Ferizaj ndaj Vushtrrisë së Ligës së Dytë ku edhe pësoi humbje.

Kur ka rezultate ka edhe dashuri, por Skifertat ishin ata që edhe në situata më të rënda i qëndruan në krahë trajnerit Morina.

arbnor morina gjilani

Por si ndodhi që dashuria e madhe mes palëve të zhduket.

Afati kalimtar i dimrit dhe ‘çështja Thaqi’ që u bë e madhe pastaj bën që raportet mes palëve të mos jenë më si më herët.

Skifertat që e nisin mirë edicionin, ku nuk pësonin humbje, rriten apetitet për një trofe këtë edicion, që mungon në sirtarët e klubit prej më shumë se një dekadë.

arbnor morina

Humbja ndaj Vushtrrisë, përfundimisht prishi marrëdhëniet dhe tifozët tani e quajnë “ish-trajneri”, ndërsa të gjitha atributet për eliminim nga Kupa i shkuan atij.

Nga dashuria e madhe dhe mbrojtja e Skifterave, tashmë Morina u kthye në njeri të padëshiruar për ta.

skifterat

Trajneri që ia bëri lojën e bukur dhe nuk humb pothuajse kurrë në derbi, nuk bën më për ta.

Edhe nofka ‘Profesori’, tashmë nuk përdorët më për Morinën, i cili po e vazhdon punën dhe po kërkon që përmes kampionatit të bëjë më shumë.

Aty ku ka shumë dashuri mbetet diçka, por është e vështirë që ndonjëherë do të bashkohen dhe duhen si më parë Skifterat-Morina. /Gazeta Olle/

gjilani skifterat