Si u paraqitën sonte Samir Ujkani dhe Edgar Çani për Pisan?

Skuadra në të cilën aktivizohen futbollistët shqiptarë, Samir Ujkani dhe Edgar Çani, ka barazuar pa gola (0:0) në fushën e Entellas në kuadër të xhiros së tretë të Series B italiane.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, shfaqi një ndeshje të mirë duke e shpëtuar në disa raste skuadrën e tij, raporton Gazetaolle.com.

Në anën tjetër, Çani rrezikoi disa herë portën e Entellas, por pa mundur dot ta gjejë rrugën e rrjetës.

Derisa Ujkani ishte i plotë, Çani doli nga loja në minutën e 76-të.

Pisa pas javës së tretë ndodhet në vendin e 12-të me katër pikë të tubuara. /Gazetaolle.com