Si u mbyll ndeshja Trepça – Kastrioti?

Klubi mitrovicas, Trepça, ka arritur të shënojë fitore në përballje me Kastriotin.

Mitrovicasit triumfuan kundër ferizajasve 101:92 në një ndeshjet tejet të mirë për të dyja anët.

Ishin mysafirët ata që e filluan takimin më mirë, por vendasit u rikthyen për të fituar në fund me nëntë pikë epërsi.

Arian Tahiri shënoi 24 pikë për xehetarët, teksa Arian Mehmeti shtoi 23 pikë të tjera.

Te Kastrioti, më efikasi ishte Keith Gabriel me 36 pikë, teksa Williams shtoi 33 të tjera.

Me këtë fitore, Trepça u barazua me Golden Eagle Yllin në pozitën e katërt në ETC Superligë me nga 33 pikë, teksa Kastrioti tani ka 25 pikë, sa Besa në pozitën e fundit në renditje, transmeton gazetaekspress.