Si po shkojnë negociatat Maliqi – Flamurtari?

Mesfushori i Feronikelit, Behar Maliqi, ka qenë për disa ditë në negociata me drejtuesit e klubit Flamurtari të Vlorës. Maliqi në kampionatin që tashmë ka përfunduar në elitën e futbollit kosovar, ishte një ndër lojtarët që mahniti me paraqitjet e tij te Ferronikeli, ekip i cili e përpos titullit të kampionit, u kurorëzua edhe me trofeun e “Digitalb Kupës”.

“Kisha biseda me drejtues të Flamurtarit, por nuk u arrit diçka konkrete. Aktualisht punët janë pezull. Të shohim në ditët në vijim”, ka thënë Behar Maliqi për sportal.al.

Maliqi është aktivizuar për një edicion në Shqipëri te skuadra e Partizanit.