Si mund të kualifikohet Prishtina në rrethin tjetër?

Z Mobile Prishtina do të luajë sot nga ora 19:00 kundër Pinar Karsiyaka, në FIBA Europe Cup.

Prishtinasit duhet të fitojnë patjetër për të shpresuar se do të kualifikohet në rrethin e ardhshëm, shkruan Gazeta Olle.

Por, edhe fitorja mund të mos mjaftojë. Gjithashtu Szolnoki duhet të humbasë nga s. Oliver Wurzburg në kuadër të këtij grupi dhe Prishtina të renditet në vendin e tretë. Nga katër grupe, tri më të mirat kualifikohen tutje.

Alba Fehervar ka siguruar kualifikimin nga vendi i tretë, pasi ka nëntë pikë, derisa Leiden ka shtatë pikë dhe është në përparësi ndaj Prishtinës që ka grumbulluar gjashtë sosh. Edhe Donar Groningen ka 6 pikë, si e treta në Grupin K.

Sidoqoftë, Prishtina ka ftuar ‘Plisat’ për përkrahje maksimale, ashtu siç e kanë përkrahur deri më tani.