Si e konsideron ndeshjen gjysëmfinale trajneri Ilievski

Trajneri i Prishtinës, Marjan Ilievski ka përgëzuar lojtarët e tij pas ndeshjes, ndërsa ka falënderur edhe tifozët për atmosferën. Ai tha se ndeshja kundër Kozhuvit është finale para finales. “Këtë herë u futëm në lojë me seriozitetin më të madh dhe prej fillimit treguam se jemi ekipi që e dëshiron fitoren. Luajtëm lojën tonë dhe kjo është e rëndësishme për ne, pavarësisht rezultatit. Lirisht mund të them se për 38 minuta luajtëm ashtu si duhet dhe për këtë më duhet të përgëzoj lojtarët për kontributin e dhënë dhe tifozët për atmosferën e mrekullueshme. Poashtu më duhet të them se kjo është hera e parë që i kam patur të gjithë lojtarët në dispozicion, pasi prej se kam ardhur kemi patur telashe me lëndime. Sa i përket ndeshjes gjysmëfinale me Kozhuvin, mund të them se kjo është finale para finales për shkak se përballen ekipet më serioze të BIBL-së”, tha trajneri i Prishtinës, Marjan Ilievski.