Shumë mysafirë të FFK-s në ndeshjen me Malin e Zi, por jo edhe familjarë të Vokrrit

Shumë mysafirë të FFK-s pati në ndeshjen me Malin e Zi, por jo edhe anëtarë të familjes së legjendës Fadil Vokrri.
Portali www.fakteplus.net shkruan se as Gramoz Vokrri e as ndonjë tjetër anëtarë të familjes Vokrri nuk ishin të ftuar, sikurse që nuk janë ftuar as për ndeshjen me Bullgarinë, pikërisht në një-vjetorin e vdekjes së Fadil Vokrrit, falë të cilit FFK gëzon anëtarësimin në UEFA.
Sipas këtij portali, mysafir ishte edhe ish përfaqësuesi i KEK-ut, Arben Shahini, si dhe shumë mysafirë tjerë.
Ekspedita e Kosovës drejt Malit të Zi kishte për udhëheqës nënkryetarin e FFK-s, malazezin Predrag Joviq!