Shtyllat e Argjentinës, golat e Brazilit: Messi në shtëpi, brazilianët në finale

Brazili ka fituar klasiken e Kupës së Amerikës ndaj Argjentinës, duke siguruar kualifikimin në finale e madhe të këtij kompeticioni.

Brazilianët fituan me rezultat të pastër 2:0, një 90-minutësh të luftuar dhe me shumë raste për dy skuadrat, përcjellë “Olle”.

Lionel Messi me shokë ishin edhe në mungesë të fatit pasi që goditën dy herë shtyllën, derisa brazilianët shënuan dy gola.

Në minutën e 19, Gabriel Jesus kaloi vendësit në epërsi pas një koordinimi katastrofal të qendërmbrojtësve argjentinas.

Argjentina iu afrua dy herë barazimit me Sergio Agueron dhe Lionel Messin, por goditjet e tyre përfunduan njëra në traversë e tjetra në shtyllë.

Golin e qetësisë Brazili e realizoi me Roberto Firminon në minutën e 71.

Në finale, Brazili pret fituesin e duelit Kili-Peru. /Gazeta Olle/