Shtyhet ndeshja Prishtina – Llapi, shkak udhëtimi në Sivas

Pas ndeshjes me Istogun, skuadra e Prishtinës me 2 shtator niset për në Sivas ku do të takohet me Sivasspor.

Bardhëekaltrit  do të qëndrojnë deri më 6 shtator në Turqi, kurse ndeshjen e javës së 3-të me Llapin në kryeqendër e zhvillon të mërkurën me 9 shtator me fillim nga ora 16.00.

Më parë mysafirë i Prishtinës ishte Sivasspori, ndërsa tani kjo skuadër e ka ftuar kampionin e shufishtë të Kosovës që të luajë në hapjen e stadiumit të ri në Sivas.