Shtyhet data e rinisjes së Bundesligës të paktën deri me këtë datë

Bundesliga e Gjermanisë në futboll nuk do të vazhdojë para 30 prillit, është bërë e ditur të martën.

Elita e futbollit gjerman aktualisht është e pezulluar dhe e tillë do të mbetet të paktën deri në fund të muajt të ardhshëm, transmeton Gazeta Olle.

E gjitha kjo për shkak tv përhapjes së mëtejme të pandemisë së koronavirusit.

Liga e Futbollit të Gjermanisë (DFL) që të martën vendosi të vazhdojë pezullimin e Bundesligës dhe Bundesligës 2 deri më 30 prill.

Deri të martën ishte në fuqi vendimi për pezullim të kampionatit gjerman deri më 2 prill.