Shtyhen dy super-ndeshjet e fundjavës?

Temperaturat e ulëta dhe dëbora e madhe që ka pushtuar Europën është kthyer në problem kampionatin anglez.

Kjo pasi shumë prej ndeshjeve pritet që të shtyhen Pritet që Federata Angleze e Futbollit të marrë vendimin për anulimin e disa prej takimeve që ishin përcaktuar të luheshin në fundjavë.

Temperaturat e ulta, që kanë zbritur deri në ­10 gradë celsius kanë vënë në rrezik të madh disa prej dueleve, mes tyre dhe United­-Liverpool dhe Everton­-City.

Autoritetet britanike bënë të ditur se era e ftohtë dhe bora që do të bjerë në dy ditët e ardhshme ka shumë të ngjarë që të shkaktojnë probleme në transportin publik në vend.

Kjo është hera e parë që shtyhen ndeshje në Angli që nga viti 2014.

Loading...