Shtriks: Organizimi përfekt

Drejtori sportiv i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks, ka mbetur jashtëzakonisht i kënaqur me atë që pa në sfidën e sotme mes Sigal Prishtinës dhe Sutjeskas.

Shtriks deklaroi se në Prishtinë sonte fitoi basketbolli, aty ku u dëshmua se edhe me tribuna plot me tifozë mund të luhet një ndeshje normale basketbolli.

“Ata treguan që sporti, veҫanërisht basketbolli nuk është kontrolluar dhe nuk do të kontrollohet kurrë nga dhuna, huliganizmi, apo ndryshimet racore ose religjioze dhe propaganda politike”, u shpreh Shtriks, përcjell balkanleague.net.

Atmosfera e mrekullueshme në palestrën e sportieve në Prishtinë e tregoi qartë se basketbolli mund të luhet para një tribune plotë me tifozë pa aksidente, por me lumturi dhe dashuri karshi klubit që pëlqen”, shtoi tutje izraeliti.