Shtatorja e Majlinda Kelmendit do të përurohet të premten në këtë qytet!

Shtatorja e heroinës tonë kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi, do të përurohet të premten (28 shkurt) në vendlindjen e saj në Pejë.

Përurimin e shtatores do ta bëjë presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili do të jetë i pranishëm edhe në ceremoninë e Laureatëve 2019, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës më 27 shkurt.

Majlinda është sportistja e vetme e Kosovës me medalje Olimpike.

Ajo fitoi të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike RIO 2016.