Shtatë referet futbolliste të Hajvalisë

Lumturie Muhadri ka plot 16 vite që është arbitre e futbollit në Kosovë. Krahas ndarjes së drejtësisë, Muhadri ka luajtur edhe futboll për skuadra të ndryshme.

Është kampione e shumëfishtë. E rrugën e saj e kanë ndjekur edhe shumë futbolliste, disa më herët e disa më vonë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Muhadri është një prej shtatë futbollisteve të Hajvalisë që edhe luajnë futboll, por edhe ndajnë drejtësi.

Pos Muhadrit te Hajvalia zejen e arbitrit e ushtrojnë edhe Norë Selmani, Blerta Kaçiu, Edona Kryeziu, Advije Veliu, Malsore Halili dhe Pranvera Tasholli.