Shtatë orë në tualet të stadiumit!

Një tifozi anglez i ka ndodhur një gjë e pazakontë, gjatë një ndeshjeje futbolli. Në fakt, kur Jamie Proctor e shënoi golin e parë në pjesën e parë për Fleetwood Town ndaj Barnsley të shtunën, një tifoz kishte vendosur të shkonte në tualet.

Shtatë orë më vonë, ai u zgjua dhe ishte ende në tualet në shtëpinë e klubit nga Yorkshire dhe kishte nevojë për ndihmë. Personi, emri i së cilit nuk është bërë ende i ditur, thuhet se është rreth të 20-tave, ndërsa e ka prekur alarmin e stadiumit kur është zgjuar nga gjumi, për ta lajmëruar me këtë rast shërbimin emergjent.

Kur ata erdhën për ta parë se çka ishte duke ndodhur, e panë atë në kabinë, duke u munduar që të gjente hapësira për t’u larguar.

Zëdhënësi i stacionit të zjarrfikësve të Barnsleyt i ka thënë tabloidit “The Independent” se personi i gjetur nuk kishte këpucë, e kishte humbur telefonin mobil dhe kapelën e tij. Ai gjithashtu kishte konsumuar shumë birra para lojës.