Shqiptari zë ish-femrën super-seksi të Neymar (FOTO)

Një biznesmen shqiptar ka bërë për vete një nga femrat më të përfolura në Serbi. Bëhet fjalë për Soraja Vuçeliç, e cila shquhet jo vetëm për fotot nudo të botuara në revistën “Playboy”, por edhe për lidhjen e disa kohëve më parë me një prej futbollistëve më të famshëm në botë, talentin brazilian, Neymar.

Revista serbe “Svet” ka arritur të sigurojë foto-paparac të biznesmenit me serben e famshme, ndërsa artikullin që ka pushtuar kopertinën e ka shoqëruar me titullin: “Një biznesmen shqiptar harxhon miliona euro për Soraja Vuçeliç”.

“Bluetooth” ka arritur të zbulojë se bëhet fjalë për një biznesmen me origjinë nga Shkodra, i cili prej disa vitesh punon dhe jeton në Tiranë. Biznesmeni në fjalë është i martuar.

3Gduepif0T1UGY8H4xMDoxOjBzMTt2bJ-1