Shqiptari që i shënoi Realit dhe Serbisë

E ka emrin Arxhend, por si arxhend është edhe për Baselin dhe Zvicrën U-18 dhe U-19.  17-vjeçari me prejardhje nga Ferizaji, Arxhend Cani javën e kaluar i shënoi gol Serbisë U-18. Mirëpo, një tjetër gol të rëndësishëm në karrierën e tij e ka shënuar edhe ndaj Real Madrid U-19 vitin e kaluar, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për grupmoshat e reja.

Por, kush është Argjend Cani? “Arxhendi vjen nga Kosova. Një pjesë e familjes jeton në Prishtinë,  kurse familja ime vjen nga një fshat i Ferizajit.  Unë kam lindur në Basel, ku edhe luaj tani. Ndjek mësimin, derisa ëndërroj të jem një playmaker (organizator) i mirë në Evropë”, tregon për GazetaOlle.com, Cani, që flet dhe shkruan rrjedhshëm gjuhën shqipe.

Cani thekson se viteve të fundit karriera e tij ka ecur me hapa të shpejtë. Synimet e tij janë që sa më shpejt të bëhet pjesë e ekipit të parë të Baselit.

“Po mendoj për ekipin e parë të Baselit, por në të ardhmen mendoj të luaj në ekipe të mëdha”, shton ai.

caniii2

Cani është pjesë e Zvicrës U-18 dhe U-19. Ditë më parë me U-18 ai luajti dy miqësore ndaj Zvicrës U-18. Në takimin e parë të luajtur pa fitues 1:1, Arxhendi shënoi golin e vetëm për ‘helvetikët’.

Atë gol nuk do ta harroj. I kalova tre lojtarë dhe në fund shënova. Ishte i tëri aksion i imi”, thekson Cani.

Pas këtij barazimi, dy ditë më parë erdhi fitorja 3:1. “Kemi luajtur shumë mirë dhe në fund i mundëm me meritë. Fati nuk ishte me ne, pasi ata shënuan nga një rast i vetëm, kurse ne kishim raste të pafundta”.

Pjesë e Zvicrës në këtë takim ishin edhe vëllezërit Albian e Adonis Ajeti. I pari shënoi dy gola në fitoren 3:1.

 

Goli ndaj Real Madridit

Në fazën e grupeve të Ligës së Kampionvëve, djaloshi nga Ferizaj i shënoi Real Madridit U-19, në takimin e luajtur në vjeshtën e kaluar.

Goli ndaj Realit më ka dhënë vullnet për të punuar edhe më shumë”, tregohet modest Cani.

 

Zvicra, Shqipëria apo Kosova?

cani3

Por, cila do të jetë e ardhmja e tij në Kombëtare. Do të vazhdojë të luajë me Zvicrën, apo do ta ndjek rrugën e Taulant Xhakës e Arlind Ajetit, të cilët kanë zgjdhur Shqipërinë. “Deri tash nuk kam pasur ndonjë kontakt as nga Shqipëria, as nga Kosova. Ndoshta është shumë herët të flas se për cilën dua të luajë në të ardhmen, sepse i dua të tria”.

Cani edhe pse luan në një klub të madh si Baseli, ka idhujt e tij. Ai veçon Bastian Schëeinsteigerin e Ilkay Gundoganin. (Gazeta Olle)