Shqiptari i Zvicrës ndërron skuadër

Sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi është gati për t’i thënë lamtumirë Bayer Leverksuenit.

Sipas mediave gjermane, reprezentuesi i Zvicrës kërkohet nga Këlni, një tjetër skuadër gjermane.

Mehmedi ka bërë një sezon të kënaqshëm me Leverkusenin dhe tani thuhet se lojtari pëlqen kalimin tek Kelni.

Raportohet se tashmë kanë nisur kontaktet mes Mehmedit dhe Kelnit, dhe ky transferim pritet të realizohet gjatë tregut të kësaj verë.