Shqiptarët për futbollistë të vitit në Maqedoni

Dy futbollistët e Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi, janë në garë për çmimin “futbollisti i vitit në Maqedoni”.

Të dy janë kandidatë për të fituar këtë çmim.

Shkendija-foto-960x509

“Shkëndija konkuron me 4 anëtarë për tre çmime në zgjedhjen e FFM-së për më të mirët e vitit. Hasani dhe Ibraimi janë në lojë për “Futbollist i vitit”, Fazllagiq si “Futbollisti më i mirë i ri”, ndërsa Bekim Osmani është nominuar për çmimin “Trajneri i vitit për të rinj””, njofton Shkëndija, raporton “GazetaOlle.com”.

Shkëndija kryeson renditjen në kampionatin maqedonas.

shkendija drita