Shqiptarët e bëjnë për spital gjyqtarin serb për këtë arsye

Shtypi serb shkarravit se futbollistët e klubit shqiptar nga Gjermania KF “Isa Boletini” Sindelfingen sulmuan dhe lënduan gjyqtarin serb Darko Millakoviq.

FSV Deufringen e mposhti KFIB Sindelfingen me rezultat 4:2 në një ndeshje të klubeve gjermane të kategorisë së ultë, shkruan një farë mediumi serb “Kurir”.

“Me rezultatin 3:2, gjyqtari Millakoviq ndëshkoi dy lojtarë nga Sindelfingen.

Kur mbaroi ndeshja, tre lojtarë të klubit shqiptar iu afruan gjyqtarit dhe e goditën duke e lënduar në këmbë.
Sulmi nuk mbaroi këtu, por tre të tjerëve iu erdhën në ndihmë edhe shokët tjerë!

Ferri pasoi për serbin, i cili përveç që u rrah, gjithashtu u “nderua” me pështyma dhe fyerje, shkruan ky farë mediumi. Në fund, gjyqtari serb u shpëtua nga lojtarët e Deufrungenit, që e mbajtën të sigurt deri sa erdhi policia.