‘Shqiponjat’: Mollotovin nuk e gjuajtëm ne

‘Shqiponjat’ distancohen nga mollotovi i gjuajtur drejt ‘Gjimave’. Kreu i tifo-grupit pejan, Nermin Ferizi, ka thënë për gazetën se askush nga grupi i tij nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke shtuar se ai pas daljes nga stadiumi mori vesh për ngjarjen.

“Askush nga Shqiponjat nuk ka gjuajtur. Ne kemi qenë duke dalë nga stadiumi kur kemi dëgjuar për një gjë të tillë. Mollotovin e ka gjuajtur dikush nga rruga dhe ai s’ka qenë në tifo-grupin tonë. Më vjen shumë keq për këtë që ndodhi sepse unë nuk kam dëshirë që të lëndohet askush, pa marrë parasysh nga cili grup vjen”, deklaroi Ferizi për Gazetaolle.com.

Raportet ndërmjet tifozëve pejan dhe atyre istogas janë nxehur në maksimum gjatë kohëve të fundit.