‘Shqiponjat e Zeza’: ‘Forca’ shumë shpejtë harroi….

Drenica nuk është pritur mirë nga Vushtrria në ndeshjen e sotëm ku edhe takimi u ndërpre për më shumë se 10 minutat shkaku i hedhjes së gjësendeve në fushë.

Për këtë tifozët e Drenicës, ‘Shqiponjat e Zeza’ kanë disa fjalë për homologët e tyre të ‘Forcës’ që i kanë shprehur në një reagim të tyre.

“Te indinjuar thellë, me ngjarjet qe ndodhen ne ndeshjen në mes të Vushtrrisë dhe Drenicës, ne si tifozë kemi arsye që të reagojmë. Së pari jemi të pakënaqur me sharjet dhe fyerjet që morëm nga tifozët e Vushtrrisë, “Forca”. Ata si duket harruan mikpritjen tonë që i kishim bërë në të kaluarën, dhe si duket harruan që me duartrokitje i përcollem kur skuadra e tyre u shpall kampione, si Llamkos Kosova. Duket së ‘FORCA’ harroi që ne “Shqiponjat e Zeza”, në çdo ndeshje i garantuam atyre siguri dhe ia mundësuam të anojnë lirshëm për ekipin e tyre të zemrës. Nuk e dijmë shkakun e sjelljeve të ulëta dhe fyrjeve të panumerta dhe më banalet të mundshme që përjetuan sot futbollistët dhe tifozët e Drenicës. Hudhja e gjësendeve të forta dhe përdhosja e figurave më të shënjta të Skenderajt, vetëm sa përkeqësojnë raportet mes nesh. Ne dëshirojmë t’iu kujtojmë tifozëve ‘FORCA’ që nuk kishin asnje shkak për të vepruar kështu. Por, për këtë tifogrup, ndoshta do të shikohen mundesitë që mos ta kenë tretmanin e njejtë radhëve të tjera.

 Ne tifozët “Shqiponjat e Zeza” kemi vërejtje edhe në referimin që ishte jokorrekt. Së pari, goli ishte pozitë jashtë loje, kurse gjithashtu nuk u akordua edhe një penallti në favor të ekipit tonë, kështu na u mohua që të dalim më pikë nga kjo ndeshje. Më pas përkundër hedhjeve të gjërave të forta në fushë, gjyqtari nuk e pa të arsyeshme të nderpres ndeshjen, por vetëm të zbrasë tribunen lindore, ku ishin të vendosur “FORCA”, mirëpo përkundër kësaj, këta tifoz serish u futën në stadium në pjesën perendimore dhe prapë vazhduan më sharje dhe fyerje ndaj nesh dhe futbollistëve tanë si dhe serish hudhen gjë sende në fushë, dhe për këtë nuk u ndermor asnjë masë. Ne mendojmë se veprime të tilla nuk i sherbejnë askujt e më së paku futbollit, tashmë kur jemi para pranimit në FIFA dhe UEFA. Mirëpo, Drenica dhe ‘Shqiponjat e Zeza’ nuk e merituan një gjë të tillë të paktën nga tifo grupi “Forca” pasi të njejtit kishin pasur trajtim miqësor dhe fqinjësor me ne, mirëpo pas veprimeve të fundit, dhe pas hudhjes në humnerë të gjitha mirësitë tona nga ana e tifozëve “Forca” , jemi të detyruar që edhe ne të ndryshojmë kursin dhe çasjen ndaj tyre, pa dashjen tonë.

 Shpresojmë që veprime të tilla të mos përsëritën asnjëherë në stadiumet tona.

 Me Respekt

Kryesia e “Shqiponjave të Zeza”.