Shqiponja dyshon se tre lojtare kurdisën finalen ndaj Prishtinës (FOTO)

Shqiponja nga Gjakova nuk ka më shumë se 17 vjet që është themeluar dhe deri më tash nuk e ka fituar asnjë titull apo Kupë të Kosovës në hendboll.

Edicionin që e lamë e pas, gjakovaret e kishin rastin që ta fitojnë njërin nga trofetë, por mbeten duarthatë.

Një burim brendapërbrenda klubit, që nuk dëshiron t’i përmendet emri, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se kryesia e klubit Shqiponja po i heton fije e për pe se cilat nga lojtaret kanë bërë dallavere dhe nuk treguan angazhim në finalen e play-off-it dhe në finalen e Kupës së Kosovës, kundër Prishtinës.

Sipas këtij burimit, janë tri hendbolliste që kanë bërë dallavere, ka mundësi t’i shtohet listës edhe ndonjë.

Ky burim i dinë emrat, por nuk dëshiron t’i publikojë tash për tash për shkak të hetimeve që bëhen nga klubi.

Gjithnjë sipas burimit, kryesia e klubit shumë shpejtë do të dalë me një komunikatë madje edhe me dënime tejet të ashpra për lojtaret që kanë bërë dallavere, të cilat do t’i suspendojë, me gjasë edhe me vjet dhe këtë gjë pritet ta miratojnë edhe komisionet përkatëset të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Sipas burimit,  caku pothuajse dihet, vetëm emrat do të publikohet në ditët të ardhshme se cilat janë hendbollistet që e tradhtuan dhe bënë dallavere në kurriz të klubit, që është prej më të organizuarve në vendin tonë.

Image result for kh shqiponja