Shqiponja dorëzohet përballë spanjolleve

Ekipi nga Gjakova, Shqiponja, ka humb shpresat për të bërë më shumë në ndeshjen e kthimit të tetës së finales në Challenge Cup në hendboll.

Gjakovaret pësuan humbje me rezultat 38:23 (18:10) nga Rocasa Gran Canaria, në takimin e zhvilluar në palestrën e sportit ‘Shani Nushi’. Mysafiret treguan lojë më të mirë, ndërsa Shqiponja aq sa pati mundësi edhe luftoi dhe as përforcimet nga ekipet tjera nuk i bën punë. Dyshja e hendbollisteve spanjolle Almudena Rodriguez e Maria Lujan me 11 gola përkatësisht 9 sosh ishin të pandalshme për gjakovaret. Te Shqiponja, Beba ishte më efikasja më gjithsej 11 gola. Ndeshje e kthimit luhet të shtunën ardhshme në Spanjë.

Loading...