‘Shqipërinë e zgjodha sepse jam shqiptar’

Talenti i Romës, Lirim Kastrati ditë më parë vendosi që ta përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Si fillim do ta nis me Kombëtaren U-17.

16-vjeçari i cili aktivizohet si mbrojtës te Roma U-17, flet në një intervistë për Gazetën ‘Olle’. “Jam shumë i kënaqur me paraqitjet te Roma dhe me punën dhe me angazhimin tim”, thekson Kastrati.

Ai ka edhe disa ëndrra. “Shpresoj se shumë shpejt do të ftohen në ekipin e parë. Dua të dal kampion në Itali me Romën”, shtoi i riu kosovar.

Në pyetjen se pse e zgjodhi Kombëtaren e Shqipërinë, Lirimi deklaroi: “Shqipërinë e zgjodha sepse jam shqiptar”.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Lirimi me Romën doli kampion në Itali me kategoritë e reja.