Shqipëria U21 dorëzohet për 9 minuta: Ja sa gola ka pësuar ekipi i Alban Bushit

Kombëtarja e Shqipërisë U21 është duke humbur me rezultatin 2-0, ndaj Austrisë U21.

Në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, Shqipëria U21 ka pësuar dy gola brenda 9 minutash nga austriakët, shkruan Gazeta Olle.

Raguz (6’) dhe Lovric (9’) ishin shënuesit për U21 të Austrisë.

Pra ende pa u bërë 10 minuta të drejtuarit e Alban Bushit tashmë veçse gjenden në ‘dysheme’.

Kujtojmë se kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikime EURO2021, ndërsa në këtë grup bënë pjesë edhe Kosova U21 e cila do të luajë nga ora 20:45, ndaj Anglisë./GazetaOlle