Shqipëria U-21 shpall listën (FOTO)

Ekipi kombetar U-21, do te grumbullohet nesër ne Hotel “Dyrrahu” në Durrës në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhes për Eliminatoret e Kampionatit Europian.

Shqiperia do të luajë me 3 shtator kundër Izraelit në orën 15.00 dhe kundër Portugalisë më 8 shtator në orën 18.00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Këto do te jene edhe dy sfidat e para të trajnerit të sapoemëruar Redi Jupi, nën drejtimin e pankinës së 21 vjeçarëve.

Kuqezinjtë kanë luajtur vetëm një ndeshje për Eliminatoret e Europianit U-21, të cilën e ka fituar ne Lihtenshtejn. Për keto ndeshje, trajneri Jupi ka grumbulluar këta futbollistë, derisa në listë janë edhe shumë lojtarë nga Kosova.

listaa