Shqipëria publikon listën për dy ndeshjet e tetorit, në mesin e tyre edhe tri lojtare nga Superliga e Kosovës

Shqipëria e femrave, e drejtuar nga Vioresin Sinani, ka filluar ditën e sotme grumbullimin për dy ndeshjet eliminatore të vlefshme për Grupin E, ndaj Portugalisë më 4 tetor në Elbasan Arena, në orën 18:00 dhe transfertën ndaj Finlandës më 8 tetor, në orën 18:00.

Skuadra është grumbulluar në qytetin e Elbasanit ku do të kryejnë edhe seancat stërvitore në prag të ndeshjes me Portugalinë, që është edhe ndeshja e dytë për këto eliminatore të Grupit E, ku Shqipëria është në një grup me Skocinë, Portugalinë, Finlandën dhe Qipron. Në urdhërat e trajnerit Sinani janë 18 lojtare.

Boshti skuadrës përbëhet nga lojtare që luajnë me Vllazninë, Tiranën dhe Ferronikelin, ndërkohë që një pjesë tjetër e grupit përbëhet nga vajza që luajnë në skuadra jashtë Shqipërisë, siç janë Rrahmani, Hila, Morina, Krasniqi, Begolli, Maksuti, Velaj e Bejleri. Pas ndeshjesh me luzitanet, skuadra do të stërvitet në Elbasan deri më datë 6 Tetor, dhe në 7 Tetor në mëngjes do të udhëtojnë drejt Vasas në Finlandën ku më datë 8 Tetor do të luajnë ndeshjen e tretë eliminatore.

Lista për dy ndeshjet me Portugalinë dhe Finlandën: