Shqipëria po e mban peng Kosovën

Kosova është në pritje të Shqipërisë të vendosë nëse dëshiron të ndeshet më 13 apo 17 nëntor. Shqipëria synon të aranzhojë një tjetër miqësore për datën 13 nëntor në Elbasan, ndërkohë që me Kosovën synon të luajë më 17 nëntor në Prishtinë.

Por meqë ende nuk ka aranzhuar miqësore për 13 nëntor, atëherë ka paralajmëruar Kosovën se mund të ndeshet me të në këtë datë nëse nuk gjen kundërshtar deri në datën e lejuar për aranzhime të ndeshjeve, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo “zvarritje” po mban peng edhe Kosovën, që ka të gatshme një rivale për datën 13 nëntor, në Gjermani, por nuk po mund ta konfirmojë, pasi nuk di si do të rrjedhin gjërat me Shqipërinë

Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është punë e kryer. Por jo edhe data se kur do të zhvillohet kjo ndeshje. Kjo “e drejtë” i është lënë Shqipërisë të vendosë. Dhe për shkak të moscaktimit të datës së ndeshjes së paraparë të luhet në Prishtinë, Kosova nuk po mund ta aranzhojë edhe një ndeshje tjetër miqësore për muajin nëntor, pasi ekziston kjo mundësi.

Kosova është në pritje të Shqipërisë, të vendosë nëse dëshiron të ndeshet më 13 apo 17 nëntor, bëjnë të ditur burime të gazetës të martën, që konfirmohen edhe nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Shqipëria synon të aranzhojë një tjetër miqësore për datën 13 nëntor, ndërkohë që me Kosovën synon të luajë më 17 nëntor.

Mirëpo meqë ende nuk ka aranzhuar miqësore për 13 nëntor, atëherë ka paralajmëruar Kosovën se mund të ndeshet me të në këtë datë nëse nuk gjen kundërshtar deri në datën e lejuar për aranzhime të ndeshjeve. Kjo “zvarritje” po mban peng edhe Kosovën, që ka të gatshme një rivale për datën 13, por nuk po mund ta konfirmojë, pasi nuk di si do të rrjedhin gjërat me Shqipërinë,