Shqipëria mundet nga Skocia, ‘turpërohet’ futbollistja nga Kosova

Shqipëria ka humbur 5:0 nga Skocia. Kombëtarja e femrave i ka nisur me humbje kualifikueset e Kampionatit Botëror dhe kjo ka ndodhur ndaj Skocisë në transfertë.

Vajzat kuqezi e kanë pasur të pamundur t’u rezistojnë vajzave vendase, teksa kanë pësuar dy gola që në pjesën e parë të takimit.

kuqezi

Kosovarja Begolli shënoi në portën e saj, ndërkohë që Broun dyfishoi shifrat për Skocinë, që me fillimin e pjesës së dytë shënuan dy gola të shpjtë me Ros dhe Emslie.

Në fund kishte edhe një gol tjetër, me Evans që shënoi edhe golin pestë në portën e Shqipërisë, duke u mbyllur gjithçka me rezultatin 5-0 në favor të Skocisë.

skeda