Shqipëria fiton, tifozi gjakovar mban premtimin

Shumë premtime interesante janë bërë  për fitoren e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Rumanisë, por gjithsesi gjithçka merr kuptim nëse premtimet mbahen.

E një gjë të tillë e ka bërë tifozi gjakovar i Kombëtares, Egzon Puka, i cili ka premtuar që do t’i ngjyrosë flokët me të bardhë, nëse “shqiponjat” fluturojnë si fitimtare në mbrëmjen e 19 qershorit në Lion.

Pas fitores 1:0 falë golit të Armando Sadikut, Puka e ka mbajtur fjalën.

“Para ndeshjes ndaj Rumanisë kemi bërë disa premtime me shokë dhe unë thash që do t’i ngjyros flokët me ngjyrë të bardhë, edhe pse kurrë në jetë s’i kam pasur kështu. Goli i Sadikut më gëzoi dhe m’i ngjyrosi flokët. Gjithsesi, kjo është gjëja më e vogël që mund ta bëj për këtë Kombëtare të madhe”, deklaroi ai për “GazetaOlle.com”.

13522490_10207861141585444_2123968757_n