Shqipëria e nis me fitore turneun e Turqisë

Shqipëria nën 16-vjeç e drejtuar nga Elvin Beqiri ka fituar 1-0 kundër Bjellorusisë, duke e nisur me këmbën e djathtë turneun miqësor Internacional U-16, që është duke u zhvilluar në Turqi.

Loja ka nisur me ritëm nga të dyja skuadrat, që ishin duke kërkuar golin. Por në minutën e 39-të ishin djemtë shqiptarë,  të cilët kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Bajraktari.

Pjesa e dytë nisi shumë e vrullshme me bjellorusët, të cilët kanë tentuar të mbyllin skuadrën e Beqirit në portë dhe përfaqësuesen tonë, që ka luajtur me kundërsulme.

Goli nuk erdhi për Bjellorusinë dhe fitorja ka shkuar për skuadrën shqiptare.

Ndeshja e ardhshme tani do te jetë ajo e nesërmja, ku përballë 16-vjeçarëve shqiptarë do të jetë Turqia, në orën 16:00.