Shqipëria dy orë stërvitje, Reja përgatitet për pikën e fortë të Islandës

Axhenda e Kombëtares së Shqipërsië është e ngjeshur dhe e mirëprogramuar.

Trajneri Edi Reja kërkon që të shfrytëzojë në maksimum çdo ditë që është në krye të kuqezinjve, për të punuar në fushë dhe për të përgatitur sfidat e radhës kualifikuese. Paraditen e djeshme, skuadra ka zbritur në kompleksin stërvitor në Durrës për të vijuar me seancat stërvitore.

shqiperia kombetarja

TRAJNERI

Edi Reja ka ndalur përgatitjet dje në një aspekt të rëndësishëm të lojës: Goditjet standarde. Trajneri i përfaqësueses ka punuar shumë me goditjet standarde. Gjatë konferencës për shtyp në Durrës, Reja nënvizoi edhe përgatitjen dhe forcën e lartë të Islandës për lojën në ajër dhe pikërisht mbi këtë avantazh të kundërshtarit, italiani ka punuar shumë gjatë paradites së djeshme. Për mbi 100 minuta, për të mos thënë 2 orë të plota, kuqezinjtë janë ndalur dhe kanë punuar me imtësi skemat e ndryshme dhe mundësitë e mbrojtjes apo edhe sulmit me anë të goditjeve standarde.

GODITJET STANDARDE

Futbolli italian njihet për përgatitjen në detaje të skemave apo edhe për të qenë sa më efikas në çdo mundësi gjatë lojës, ndaj trajneri i ri i Kombëtares nuk kërkon që t’i lërë asgjë rastësisë përgjatë 90 minutave, por përgatit çdo element të nevojshëm që Shqipëria ta gjejë veten të përgatitur në transfertën në Rejkjavik përballë Islandës më 8 qershor. Sfida e tretë për Shqipërinë në këto kualifikuese dhe e para nën drejtimin e trajnerit Edi Reja.

gvasc

Për italianin do të kishte qenë perfekte që ta testonte skuadrën në miqësoren me Kombëtaren U21, siç edhe ishte programuar dje, por kapriçiot e motit ia hoqën shansin atij që të shohë në fushë sjelljen e lojtarëve të tij dhe pse jo, zbatimin e skemave që janë punuar gjatë këtyre ditëve në stërvitje, për të shkuar sa më i përgatitur në debutimin zyrtar përballë Islandës.