Shqipëri-Ukrainë, ky është rezultati përfundimtar

6 humbje në po kaq ndeshje për kombëtaren shqiptare të femrave në grupin e 3-të eliminator për Euro 2017, kompeticion i cili do të zhvillohet në Holandë.

Vajzat e drejtuara nga Altin Rraklli pavarsisht se zhvilluan një paraqitje të mirë u mundën me rezultatin 2-0 nga Ukraina në transfertë.

Shqipëria e nisi sfidën me këtë formacion: Zani, Proto, Rrrahmani, Maliqi, Serenaj, Morina, Velja, Hashani, Bajraktari, Zeka dhe Begolli.