Shqipëri – Serbi nis me probleme

 Ekspedita serbe është nisur para rreth një ore për në Tiranë, ndërsa sipas tyre menjëherë i janë shfaqur probleme për akomodimin në hotel.

Sipas shefit të sigurimit të Serbisë, Mirko Milivoj, ka akuzuar palën shqiptare për ndryshim të marrëveshjes.

“Ne kemi pasur bashkëpunim të madh deri para 15 minutash, kur morëm telefonatën se do të ndryshohen disa gjëra që i kemi diskutuar. Gjithashtu, edhe pse ramë dakord që në katon tonë në hotel, te jemi vetëm ne, u raportua se aty është edhe një qytetar amerikan. Ne nuk jemi pajtuar me këtë dhe nuk hymë pa u larguar ai”, deklaroi Mirko para udhëtimit për në Tiranë, shkruan telegraf.rs, përcjell GazetaOlle.com.