Shqipëri-Itali, e pabesueshme çfarë ndodhi në momentin e himnit të italianëve

Diçka totalisht e papritur ka ndodhur para fillimit të ndeshjes mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Italisë.

Edhe pse janë pritur në mënyrë të jashtëzakonshme në Shqipëri, italianët nuk janë respektuar në momentin e himnit, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kur u intonua himni i Italisë, shumë tifozë të Shqipërisë nisën ta vërshëllejnë.

22369103_10214224309944353_1590905500_o 22396795_10214224309664346_271905052_o

Ata nuk u ndalën gjatë gjithë kohës, deri në përfundim të himnit.

Kohë pas kohe dëgjoheshin thirrjet: “Kosova është zemra e Shqipërisë, zemra e Shqipërisë”.

Gjithsesi, pati edhe prej tyre që e duartrokitën me sportivitet himnin e mysafirëve. /Gazeta Olle/

22396847_10214224310184359_928563586_o 22375533_10214224309624345_2059052041_o