Shqipëri-Gjermani, miqësore më 7 maj

Pas 14 vjetësh, Shqipëria dhe Gjermania do të përballen midis tyre, por kësaj radhe në një miqësore më tepër me karakter argëtues. Ish-lojtarët e viteve 1990 të të dyja përfaqësueseve do të takohen, më 7 maj në “Elbasan Arena” (18:00).

Midis tyre pritet të jetë edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Hans-Peter Brigel, kampion i Europës dhë nënkampion i Botës.

Duke u kthyer të përballjet zyrtare midis dy vendeve, janë 14 të tilla, me takimin e fundit të luajtur më 6 qershor 2001 (0:2 në Tiranë, golat nga Rehmer dhe Ballack).

Bilanci është 13 fitore për Gjermaninë dhe një barazim historik 0-0, më 17 dhjetor 1967 në “Qemal Stafa” e që solli moskualifikimin e gjermanëve në finalet e Euro 1968.

Gjashtë ndeshje janë zhvilluar për Eliminatoret e Kampionateve Botërorë dhe tetë për ato të Kampionateve Europiane.

Tridhjetë e tetë gola na kanë shënuar gjermanët, kundrejt dhjetë golave të realizuar nga Kuqezinjtë.

Më shumë ndeshje nga lojtarët shqiptarë ka luajtur portieri Foto Strakosha, 6, ndërsa më shumë gola ka realizuar Bledar Kola, 3. Nga gjermanët më shumë gola ka realizuar Karl-Heinz Rumenige, 5.

Humbja më e thellë me Gjermaninë është ajo 8:0, më 18 nëntor 1981, për Botërorin “Spanjë 1982”.

Ndeshja më dramatike është ajo e humbur 4-3 më 11 tetor 1997 në Hanover për Kupën e Botës “Francë 1988”, teksa golat për Shqipërinë u realizuan nga Jurgen Kohler (autogol), Igli Tare dhe Rudi Vata. Gjermania fitoi në atë takim me golin e Olivier Bierhof në minutën e 90-të, vetëm dy minuta pasi Vata i kishte çuar shifrat në 3:3.