“Shpresoj që Buffon të luajë deri në 50 vjeç”

Ish-mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved dëshiron që portieri italian, Gianluigi Buffon të luajë deri në moshën 50 vjeçare.

Buffoni është një legjendë e klubit nga Torino me 465 paraqitje që kur ishte bashkuar me ta në vitin 2001.

Deri më tani ai ka fituar shtatë herë Serie A, Kupën e Italisë dy herë, dhe dy herë ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve, dhe cilësohet si një nga më meritorët për këto suksese të klubit Bianconer, transmeton Koha.net.

Buffon, 38 vjeç, tashmë është duke e menduar pensionimin, por Nedved shpreson që ai të luajë edhe një kohë të gjatë.

“Kur e shoh pasionin me të cilin Gigi stërvit do të doja që ai të luante te Juve deri në moshën 50 vjeçare. Kur ishte kthyer nga Kampionati Evropian më kishte thënë se donte që të luante së paku deri në Botërorin 2018. Ai gjithmonë ka qenë i pari në stërvitje, i ndershëm, perfekt”, ka thënë Nedved për iDNES.cz.