Shpresa e Rashicës

Sulmuesi kosovar Milot Rashica, debutoi me skuadrën e tij Vitesse në ndeshjen zyrtare në kuadër të Europa League nda Southamptonit nga të cilët u mposhten me rezultat 3:0.

Në një prononcim për GazetaOlle.com, sulmuesi vushtrrias shpreson se do të ketë rastin të paraqitet edhe në ndeshjen kthyese ndaj Southamptonit.

“Shpresoj se do të luaj edhe në ndeshjen kthyese. Nuk do të jetë e lehtë që të rikthehemi por do të japim maksimumin të bëjmë një gjë të tilë”, deklaroi Rashica.