Shpëtim Idrizi, realizimi i një ëndrre të madhe

Ka një jetë që e ëndërron këtë ditë dhe më në fund erdhi. Kapiteni legjendar i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka ngritur në qytetin e Mitrovicës titullin e parë kampion me skuadrën e tij.

Edhe pse ishte një nga sezonet ku “minatorët” më së paku e pritnin një gjë të tillë, ata bënë një sezon të mrekullueshëm dhe ia dolën në fund, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ndër më meritorët ishte pikërisht kapiteni Shpëtim Idrizi, për të cilin ky sezon do të mbetet i paharrueshëm.

18788422_1391324470906320_1036640730_n

Ai deklaroi pas ndeshjes që kjo ndjenjë nuk përshkruhet me fjalë.

“Është një ndjenjë e papërshkrueshme. Qyteti i Mitrovicës ka pasur nevojë për këtë titull. Jam shumë i lumtur që 89-shi pas 17 viteve e arriti këtë sukses”, deklaroi Idrizi për Tribuna Channel.

“Ishte një garë e fortë mes katër skuadrave që luftuan për titull, mirëpo ne treguam karakter dhe ia dolëm në fund”, shtoi Idrizi.

Ai do të jetë kapiten i skuadrës edhe në ndeshjet kualifikuese të 89-shit për Ligën e Kampionëve.

18788064_1391323857573048_2085908136_n

18816075_1391323920906375_1285068918_n